
Si të përgatisni çokollatë të ngrohtë, në kushte shtëpie!
E Hënë 6 Janar 2020, 12:12
Dritare.net

Përbërësit:
- 400 ml qumësht
- 100 gr çokollatë të zezë
- Pak kripë deti
- 2 lugë gjelle niseshte
- Krem për ëmbëlsira
Përgatitja:
Në një tenxhere hidhni qumështin të ziejë, shtoni çokollatën dhe përziejeni. Hidhni dy kokrra kripë deti dhe vazhdoni sërish të përzieni. Niseshten hollojeni me ujë të vakët, dhe shtojeni te tenxherja me qumësht dhe çokollatë.
Pasi çokollatë të jetë trashur hidheni në gota të mëdha apo filxhanët që ju pëlqejnë më shumë dhe mbi të shtoni masën kremoze të bardhë. Sipas dëshirës mund t’i shtoni edhe sheqer. Ju bëftë mirë!/E.B-dritare.net

















