Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shtyhet gjyqi ndaj Erion Veliajt në GJKKO, avokatët vijojnë bojkotin!

Shtyhet gjyqi ndaj Erion Veliajt në GJKKO, avokatët vijojnë

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Gjykata ka gjobitur me nga 50 mijë lekë avokatët, ndërsa seanca është shtyrë për më 13 tetor.

Shtyrja e seancës vjen në një kohë kur avokatët vijojnë protestën kundër rregullores së re, e cila ka hyrë në fuqi më 1 shtator.

Avokatët e konsiderojnë këtë rregullore antikushtetuese dhe, në shenjë proteste, kanë vendosur të bojkotojnë seancat gjyqësore në GJKKO, përfshirë edhe masat e sigurisë.

Bojkoti i avokatëve vijon të ndikojë në zhvillimin e seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, ndërsa çështja ndaj Erion Veliajt pritet të vijojë më 13 tetor.