
Një bebush tjetër po vjen/ Andrra dhe Sinan Hoxha do të bëhen prindër për herë të dytë!
E Shtunë 12 Dhjetor 2020, 13:01
Dritare.net
Çifti, Sinan Hoxha dhe Andrra Destani do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë çifti, ndërsa poston foto në Instagram. Andrra ka ndarë me ndjekësit foto në Instagram, ku shihet me barkun e rrumbullakosur.
Ndërsa këngëtarja, Rezarta Shkurta, e cila ka bërë fotosesionin e Andrrës, zbulon se Ansi do të bëhet me vëlla të vogël.
“Një pritje e ëmbël. Një vëlla i vogël për Ansin është duke ardhur.”-shkruan Rezarta.
Urime Sinanit dhe Andrrës për pritjen e ëmbël!/K.C/dritare.net

















