
Adriana Matoshi dedikim Arjola Demirit: Të gjithë e duan një shoqe si ti!
E Premte 29 Korrik 2022, 20:08
Dritare.net
Përveçse kolege, Arjola Demiri dhe Adriana Matoshi janë shoqe të ngushta prej vitesh dhe këtë e kanë treguar gjithmonë.
Dyshja ndajnë herë pas here në rrjetet sociale, foto dhe video të ndryshme krah njëra-tjetrës. Së fundmi, ka qenë deputetja Matoshi, përmes një InstaStory që ka bërë një dedikim për Arjolën duke ndarë me ndjekësit një fotografi nga pushimet e tyre në Egjipt.
“Në këtë verë të nxehtë, zgjidhni shoqet e duhura për pushime. Një si unë kanë qejf të gjithë ta kenë por se kanë. Të dua”, ka shkruar ajo.
Ndërkohë edhe Arjola e ka ripostuar duke shkruar: Deklaratë dashurie./M.K/dritare.net

















