Na ndiqni edhe në

Shqip

U izolova në regjimin 41bis! Elsa Lila rrëfen çfarë i ndodhi mes atyre mureve në 2 muaj burg!

U izolova në regjimin 41bis! Elsa Lila rrëfen çfarë i

“Unë ia dola të mbijetoj”, kështu e nisi rrëfimin në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, artistja Elsa Lila.

Si kurrë më parë, Elsa rrëfeu momentet e arrestimit dhe qëndrimin në burgun Rebibbia, i cili është një nga më të mëdhenjtë në Evropë në sektorin e femrave.

Ajo që më shpëtoi tregoi Elsa, ishte një klan të cilin e njohu përmes një vajze shqiptare që iu gjend afër ato ditë, dhe e mbrojti nga të papriturat që mund të ndodhnin mes atyre mureve.

“Atë mëngjes, kur më arrestuan, ndenja 3 ditë në burg dhe prita që të më kthenin mbrapsht, sepse kisha vajzën vetëm. Por jo vetëm që nuk u ktheva, por më futën në izolim 41 bis sepse akuza ndaj meje ishte shumë e rëndë, kishte të bënte me një grup kriminal. Deri në momentin që ata mbaruan hetime unë nuk komunikova me asnjë jashtë, apo edhe me klanet brenda burgut. Vetëm me një klan, nëpërmjet vajzës shqiptare që m’u gjend afër ato ditë dhe më mbrojtën nga njerëz që donin të më vrisnin. Sepse aty brenda siç ka të dënuara të pafajshme, ka edhe të dënuara me faj që nuk janë në ekuilibër mendor edhe e shfryjnë stresin e tyre diku tjetër. Mund të të dëmtojnë edhe rastësisht. Është një ambient me shumë probleme psikologjike.

Mua më mbajtën dy muaj në burg, nuk më bënë as gjyq. Kërkova me ngulm të më merrte në pyetje prokurori. Unë nuk i njihja të arrestuarit e tjerë, veç dy miqve të mi prej fëmijërisë që ishin në Romë si emigrantë. E gjithë lidhja ishte vetëm kjo. 29 persona janë akoma në burg. Veç unë kam dalë. Nuk e di nëse ai grup ekzistonte apo jo. Sepse unë nuk jam pjesë e asnjë lloj grupi. Nuk kishte prova për akuzat ndaj meje.

Ndërkohë që unë isha në burgim, u zbërthye telefoni im, celula im nuk rezultoi në ato lartësi gjeografike që operonte grupi kriminal. Unë operoja veç në Romë, ndërsa ai grupi ishte jashtë Romës, në vende që unë s’kam qenë kurrë. Unë arrestohem në 2022-shin dhe duhet të jepja llogari për ngjarje të ndodhura nga janari deri në qershor të 2019-ës. Edhe u arrestova pas 3 vjetësh. E tmerrshme.”, rrëfen artistja.