Na ndiqni edhe në

Shqip

Çfarë gjeti policia në banesën time mëngjesin e 16 marsit! Flet Elsa Lila!

Çfarë gjeti policia në banesën time mëngjesin e 16

Në një rrëfim në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV, artistja Elsa Lila ka treguar momentin e arrestimit nga policia. Këngëtarja tregon se policia hyri në shtëpinë e saj teksa po flinte dhe kërkonin një dokument që mendohej se e mbante artistja. Elas Lila rrëfen se efektivët e policisë nuk gjetën asgjë përveç një iPhone 5, edhe një iPad të cilat ia sekuestruan.

“Atë mëngjes të tmerrshëm, 16 mars 2022 ndërkohë që unë flija paqësisht në orën 5 të mëngjesit më erdhën në shtëpi 7 policë të armatosur. E kthyen shtëpinë përmbys sepse kërkonin një dokument që sipas tyre e kisha unë, por që nuk u gjet asgjë. Dolën duarbosh. Edhe mua më arrestuan. Ata sekuestruan telefonin tim, iPhone 5, edhe iPad-in ngjyrë rozë të vajzës sime. Nuk kishte armë, nuk u gjet drogë, nuk u gjetën para se ndryshe unë do isha ende në burg. Atë mëngjes, kur më arrestuan, ndenja 3 ditë në burg dhe prita që të më kthenin mbrapsht, sepse kisha vajzën vetëm. Por jo vetëm që nuk u ktheva, por më futën në izolim 41 bis sepse akuza ndaj meje ishte shumë e rëndë, kishte të bënte me një grup kriminal. Deri në momentin që ata mbaruan hetime unë nuk komunikova me asnjë jashtë, apo edhe me klanet brenda burgut. Vetëm me një klan, nëpërmjet vajzës shqiptare që m’u gjend afër ato ditë dhe më mbrojtën nga njerëz që donin të më vrisnin. Sepse aty brenda siç ka të dënuara të pafajshme, ka edhe të dënuara me faj që nuk janë në ekuilibër mendor edhe e shfryjnë stresin e tyre diku tjetër. Mund të të dëmtojnë edhe rastësisht. Është një ambient me shumë probleme psikologjike.

Mua më mbajtën dy muaj në burg, nuk më bënë as gjyq. Kërkova me ngulm të më merrte në pyetje prokurori. Unë nuk i njihja të arrestuarit e tjerë, veç dy miqve të mi prej fëmijërisë që ishin në Romë si emigrantë. E gjithë lidhja ishte vetëm kjo. 29 persona janë akoma në burg. Veç unë kam dalë. Nuk e di nëse ai grup ekzistonte apo jo. Sepse unë nuk jam pjesë e asnjë lloj grupi. Nuk kishte prova për akuzat ndaj meje. Ndërkoha që unë isha në burgim, u zbërthye telefoni im, celula im nuk rezultoi në ato lartësi gjeografike që operonte grupi kriminal. Unë operoja veç në Romë, ndërsa ai grupi ishte jashtë Romës, në vende që unë s’kam qenë kurrë. Unë arrestohem në 2022-shin dhe duhet të jepja llogari për ngjarje të ndodhura nga janari deri në qershor të 2019-ës. Edhe u arrestova pas 3 vjetësh. E tmerrshme. Në ato 6 muaj, që duhet të përgjigjesha unë kam bërë vetëm gjëra artistike. Në janar të atij viti sa isha regjistruar në kursin e esperantos dhe në qershor mbrojtja nivelin e parë të esperantos. Avokati im i nxori prokurorit diplomën time të atij viti. Unë kisha një Airbnb, biznes timin të vogël. Pasi panë që nuk kisha faj e mbyllën çështjen me fjalët: “Na vjen shumë keq, kemi bërë gabim.”- rrëfeu Elsa Lila në DritareTv/E.P/dritare.net