

Policia njofton se është sekuestruar automjeti i gazetares dhe po bëhet këqyrja me ekspertët, për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.
Dritare.net ishte e para që raportoi për aksidentin e 64-vjeçares, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Ne morëm dëshminë e të aksidentuarës, e cila na tregoi se, pasi e kishte përplasur, gazetarja ishte larguar menjëherë dhe atë e dërguan në spital njerëzit e tjerë, që ishin dëshmitarë të ngjarjes.
Ne pyetëm edhe vetë gazetaren, e cila fillimisht na tha që nuk kishte bërë asnjë aksident. Por më pas deklaroi në mediat e tjera se, nuk ishte aksident, por një inskenim.
Si përfundim, pas raportimeve në medie, policia ka shoqëruar në komisariat gazetaren, të cilës po i merret dëshmia për ngjarjen./K.C/dritare.net

















