Ilda Bejleri aksidenton rëndë 64-vjeçaren dhe largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot,  rreth orës 12:20, në Tiranë.  Enriketa Gjuzi është plagosur rëndë dhe gjendet në reanimacion pranë spitalit të Traumës.

64-vjeçarja është goditur me makinë, në vijat e bardha pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, nga makina me targa AA998NY.

Automjeti “X5” i zi rezulton të jetë i Ilda Bejlerit, gazetare sporti në Top Channel.

LEXO DHE :  Konferenca e Donatorëve/ Komisioneri Varhelyi: Folëm për reformat dhe solidaritetin për tërmetin

Nuk dihet nëse ka qenë ajo në makinë në momentin e aksidentit, por dëshmitarët pohojnë për dritare.net që e kanë parë atë të largohet me shpejtësi, pas ngjarjes. Dhjetëra automjete kanë ndaluar pas saj duke ndihmuar zonjën e aksidentuar rëndë.

Mësohet që 64-vjeçarja ndodhet në Spitalin e Traumës. Nga policia ende nuk ka asnjë lajm për këtë ngjarje të rëndë./dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.