Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Policia nxjerr lajmin e aksidentit të Ilda Bejlerit

Policia nxjerr lajmin e aksidentit të Ilda Bejlerit

Policia ka reaguar për aksidentin e ndodhur ditën e sotme pranë Drejtorisë së Policisë, Tiranë, ku mbeti e plagosur rëndë një 64-vjeçare.

Dritare.net raportoi se gruaja u përplas nga makina e gazetares Ilda Bjeleri, ndërsa njoftimi i policisë për këtë ngjarje është ky:

“Ora 12:50,te kryqëzimi i Urës afër DVP Tiranë, një mjet i cili është larguar, ka aksidentuar shtetasen Elketa Gjuzi, 63 vjeçe, e cila u dërgua në SQU jashtë rrezikut për jetën.”

Ndërkohë policia nuk jep targën e mjetit dhe asnjë detaj për makinën që aksidentoi zonjën, familjarët e së cilës denoncuan në dritare.net për aksidentin e rëndë, pas të cilit gazetarja nuk ndaloi të ndihmojë, por u largua nga vendngjarja./K.C/dritare.net