
Saimir Vishaj: Kjo situatë do të mbyllet duke hequr Haki Çakon
E Hënë 2 Tetor 2017, 22:10
Dritare.net

“Gjykata dhe prokuroria po shkojnë në vend të kundërt, nga ajo që pritet prej tyre. Ka prokurorë dhe gjyqtarë të ndershëm, që marrin edhe bukën nga shtëpi. Ata që janë të ndershëm, kanë frikë se do të ndëshkohen dhe do t’i kapë Vettingu. Ndërsa ata që kanë para do të shpëtojnë, si gjithmonë”, tha Vishaj.
Ai sqaroi më tej, se Vettingu nuk mund të bëhet me Policinë, siç ka lajmëruar ministri i Brendshëm. Sipas tij, heqja e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, nuk do të sjellë Vettingun.
“Nëse kjo situatë mund të zgjidhet me heqjen e drejtorit të Përgjithshëm, Haki Çako, nuk mund të bëjmë asgjë. Nuk pastrohet me heqje, por me dënim dhe riciklim. Nuk bëhet Vetingu duke hequr Çakon”, tha Vishaj./Dritare.net

















