Na ndiqni edhe në

Modë

Receta/ Maskat më të mira me mjaltë, për fytyrën

Receta/ Maskat më të mira me mjaltë, për fytyrën

Mjalti është një nga ushqimet më të vjetra të njohura për njeriun, e përdorur për shekuj me radhë, jo vetëm si një burim ushqimi, por edhe për vetitë e mrekullueshme mjekësore.

Një nga shumë përfitime shëndetësore të mjaltit është mënyra se si ajo mund të trajtojë aknet, të zvogëlojë dhe përthajë puçrat, plagët, dhe të eleminojë përfundimisht pikat e zeza. Është shumë e thjeshtë të bëni maska me mjaltë për fytyrën, ja disa receta të mahnitshme!

Maskë për puçrat:

Kjo maskë siguron një përzierje e vajrave të cilat kanë veti anti-inflamator, vajra esenciale dhe mjaltë për të krijuar një maskë të mrekullueshme për puçrrat e fytyrës.

Përbërësit:

1 lugë çajimjaltë organik i papërpunuar

1 lugë çaji vaj kokosi, apo vaj bajame e ëmbël

3 pika vaj esencial livando

Udhezime:

Përzieni të gjithë përbërësit së bashku, aplikojini në fytyrë dhe lerini për të paktën 20 minuta. Shpëlajini me ujë të ngrohtë.

Mjaltë dhe kanellë për shkëlqimin e fytyrës

Kombinimi i mjaltit dhe kanellës ka provuar të jetë një plus i madh për shëndetin tuaj. Kanella ka veti antibakteriale, duke e bërë atë një përbërës të mirë për ta shtuar në maskën për eliminimin e puçrrave të fytyrës.

Ju duhet:

1 lugë çaji mjaltë organik i papërpunuar

1 lugë kanellë

Udhëzime:

Përzieni mirë të gjithë përbërësit së bashku dhe aplikojini në zonat e prekura për të paktën 20 minuta. Shpëlajini me ujë të ngrohtë.

Mjaltë dhe kripë deti

Kripa e detit është shumë e mirë për lëkurën tuaj. Kripa madje është e njohur për vetitë e saj për të vrarë bakteret dhe vepron si një eksfoliant për të hequr qelizat e lëkurës vdekur.

Ju duhet:

1 lugë çaji mjaltë organik i papërpunuar

1 lugë çaji kripë deti

Disa pika vaj ulliri ose vaj tjetër natyror

Udhëzime:

Përzieni të gjithë përbërësit në një tas. Aplikojini në lëkurë duke përdorur lëvizjet e buta rrethore. Lereni për 15-20 minuta pastaj lani fytyrën me ujë të ngrohtë./shendeti.al