Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Të jesh në opozitë dhe mos të pranojnë, është e dhimshme për ju

Rama: Të jesh në opozitë dhe mos të pranojnë,

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën në Kuvend, pas kërkesës së saj për të diskutuar mbi protestën kundër qeverisë. Rama u shpreh se protestat ndaj qeverisë janë të natyrshme në demokraci, ndërsa e cilësoi si të dhimbshme faktin që protestuesit nuk pranuan afrimin e përfaqësuesve demokratë në protestë.

Ai komentoi gjithashtu raportin e progresit të Bashkimit Evropian, duke veçuar rekomandimin e Komisionit Evropian që në vitin 2027 të nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Edhe raportin e progresit të BE-së e ripërtupin në publik, si të ishte fakt kundër kësaj shumice dhe kësaj qeverie. Në raportin e progresit ka një togfjalësh që i thotë të tëra arsyet përse ne jemi krenarë për punën tonë, që i thotë të tëra arsyet përse ne duhet dhe do ta vazhdojmë deri në fund punën tonë, pse askush tjetër nuk e bën dot punën tonë. KE-ja i rekomandon Këshillit që në vitin 2027 të nisë përgatitjet për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Nuk ka asnjë mundësi dhe nuk ka asnjë lloj shansi që një rekomandim i tillë historik t’i bëhet Këshillit nga KE-ja, në rast se vendi do të ishte ai që përpiqen të paraqesin me këmbë e me duar, me britma, ata që në këtë sallë kërkojnë edhe që të diskutohet për protestën.

Të jesh në qeveri dhe të protestojnë kundër qeverisë është gjëja më e natyrshme. Të jesh në pushtet dhe të të kërkojnë llogari me protesta është gjëja më e natyrshme. Por të jesh në opozitë dhe të mos të pranojnë t’i afrohesh protestës është gjëja më e dhimbshme dhe është fakti që vlen për të kuptuar se çfarë janë këta që s’janë fare, jo vetëm fizikisht, por as politikisht relevantë në këtë vend”, deklaroi Rama./L.F-dritare.net