Berisha: Me paketën fiskale do të përzini shqiptarët
Dritare.net

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër qeverinë gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku po diskutohet projektbuxheti i vitit 2027 dhe paketa fiskale.
Berisha akuzoi mazhorancën se ka humbur legjitimitetin për të diskutuar dhe miratuar buxhetin, duke e lidhur këtë me atë që e cilësoi si mbrojtje të korrupsionit nga ana e qeverisë.
Ai e cilësoi buxhetin si “10 miliardë vjedhje” dhe kundërshtoi paketën fiskale, për të cilën tha se do të rëndojë më tej mbi qytetarët shqiptarë përmes rritjes së taksave dhe çmimeve.
“Ju keni humbur çdo lloj legjitimiteti. Ju keni mbrojtur korrupsionin. Çfarë buxheti do të miratoni ju? 10 miliardë vjedhje, me paketën fiskale të ndëshkimit të shqiptarëve. Me këtë paketë do t’i përzini prapë. Të parët që duhen përzënë nga Shqipëria jeni ju, por s’do t’ju përzëmë. Do të shkoni atje ku e keni vendin”, u shpreh kreu i PD-së./L.F-dritare.net