

Vonesat e ciklit ndodhin për arsye të ndryshme dhe jo vetëm prej shtatzënisë. Në këtë rast dritare.net sjell për ju, disa arsye se, pse ju vonohen.
1- Stresi
Stresi mund të jetë një nga shkaqet kryesore, që çojnë në vonesë të ciklit menstrual.
Nëse mendoni se, stresi po ju prish rutinën, atëherë mundohuni të largoheni prej tij dhe të jeni më pozitivë.
2- Pesha e ulët trupore
Një tjetër faktor që ndikon në vonesën e periodave, është edhe pesha e ulët. Femrat të cilat ushtrohen shumë dhe nuk hanë shëndetshëm, për më tepër janë të dobëta, kanë më shumë mundësi për vonesa të ciklit.
3- Obeziteti
Shëndeti i tepër sipas dritare.net është një tjetër faktor, që ndikon në vonesën e ciklit menstrual.
4- Sëmundjet kronike
Nëse ju jeni të prekur nga ndonjë sëmundje kronike, atëherë kjo do të çojë edhe në vonesë të ciklit menstrual.
5- Menopauza e hershme
Pasi kalojnë të 50-at është normale për një femër, që të kalojë në menopauzë. Ka raste kur një femër hyn më shpejt në këtë fazë dhe kjo mund të jetë edhe arsyeja se, përse cikli vonohet.
6- Sëmundja e tiroideve
Nëse ju vuani shpesh nga tiroidet, për më tepër keni dhe vonesa në ciklin menstrual, atëherë kjo është edhe arsyeja, pse ndodh ky fenomen. Dritare.net thotë se, nëse ju vuani nga tiroidet, gjasat për të pasur vonesa të periodave janë të larta. /Përshtati:Kadrije Çako/Dritare.net

















