Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përlotet Turjan Hyska, e ëma e surprizon në "Dua të të bëj të lumtur"

Përlotet Turjan Hyska, e ëma e surprizon në "Dua të
Shpeshherë në programin “Dua të të bëj të lumtur” kemi parë të trajtohen histori të forta,

në të cilat kanë qenë të ftuar surprizë edhe mjaft personazhe publike. Ata kanë dhënë

mbështetje morale dhe ekonomike, por shpesh herë janë bërë edhe vetë pjesë e

surprizave të programit.

Historia e fundit që u trajtua në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte historia e

moderatorit Turjan Hyska. Turin e kemi parë gjithmonë në ekran si një personazh të

fortë e tepër karizmatik, por asnjëherë ai nuk e kishte rrëfyer jetën e tij.

Kur kishte qenë adoleshent, babai i Turit kishte ndërruar jetë dhe atij i ishte dashur që të

kujdesej për mamanë dhe vëllanë e tij më të vogël.

Për ta falenderuar Turin për çdo gjë që ai kishte bërë për familjen, mamaja e tij kishte

zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur”. Gjatë bisedës që u zhvillua midis Turit dhe

Arbana Osmanit, Turi u shpreh se ishte hera e parë në televizion që ai nuk dinte se

kush e kishte ftuar dhe se çfarë e priste.

Në momentin që u lexua letra që mamaja i kishte shkruar Turit, ai u përlot. Më pas Turi

rrëfeu edhe një pjesë të jetës së tij private që nuk e kishte treguar kurrë më parë.  Ai tha

që: “Nuk kam dashur kurrë që jeta ime private të shfaqet në ekran, por dua të

them që lufta për të jetuar mirë i bën ata që ndodhen sipër të jenë krenarë për ne.

Depresioni dhe rënia nuk i shërben askujt, madje i lëndon më shumë ata që janë

larguar. Për muaka gjë më të shtrenjtë se familja”.

Përveç mamasë, Turin e surprizoi edhe vëllai i tij, Elio. Ai e falenderoi Turin që kishte

shërbyer si model për të, që ndihmuar dhe i kishte qëndruar pranë gjatë gjithë kësaj

kohe./ I.M-TopChannel