
Video/ Rama: Dikur Libohova e harruar edhe nga Zoti, sot plot me turistë të huaj
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një video nga Libohova, që duket plot me turistë. Rama kujton kohën kur e vizitoi për herë të parë Libohovën kur ishte kryetar bashkie, qytezat e së cilës sipas kryeministrit ishin harruar edhe nga Zoti. Rama thotë se sot vizitohet nga turistë që vijnë në çdo cep të botës.
"Kur kam shkuar për herë të parë në Libohovë, si kryetar i opozitës, ishte si një nga shumë qytezat e Shqipërisë që “i kishte harruar edhe Zoti”, me kishën e mahnitshme që po binte në vetmi, rrugën kryesore ku asfalti dukej si lëkurë e shqyer krokodili, shtëpitë si fantazma nën muret e murrme të kalasë së heshtur të Shanishasë dhe njerëzit si hije nëpër diell. Të flisje për një të ardhme me turizëm e për turistë të huaj që do të ngjiteshin deri aty ku edhe gurët kishin marrë rrugën teposhtë, ishte si të premtoje zbritjen e marsianëve me mushka fluturuese për të shijuar natyrën, traditat dhe ushqimet e Libohovës. Sot nuk janë marsianët po janë turistë nga të katër anët e botës dhe vizitorë që jo vetëm ngjiten në qytezën e veçantë, për të shijuar bukurinë magjepsëse të kishës së restauruar, historinë, natyrën dhe mikpritjen libohovite, po edhe për të hedhur valle në mbrëmje mbi qilimin e gurtë të Rilindjes Urbane, që pret përditë miq të rinj, aty ku deri dje vetëm përcilleshin përmes gropave e pluhurit të mbeturit që shkonin për në banesën e fundit.", shkruan Rama./K.C/dritare.net
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

















