Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Shqipëria, tashmë e certifikuar nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore

Rama: Shqipëria, tashmë e certifikuar nga NATO për

Një zhvillim i rëndësishëm për sektorin e sigurisë dhe të aviacionit në Shqipëri është bërë i ditur sot nga Kryeministri Edi Rama, i cili njoftoi se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është zyrtarisht njohur nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore, duke përmbushur plotësisht standardet e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Ky vlerësim nga NATO nënkupton se Shqipëria tashmë është në gjendje të sigurojë verifikimin dhe mirëmbajtjen e kapaciteteve ajrore në përputhje me kriteret më të larta ndërkombëtare të sigurisë dhe operacionalitetit.

"Me këtë arritje, Shqipëria forcon më tej rolin e saj si një vend anëtar aktiv dhe i besueshëm në strukturat e mbrojtjes kolektive të Aleancës," shkroi Kryeministri Rama në postimin e tij, duke shtuar se ky është një hap tjetër domethënës në përforcimin e kapaciteteve tona kombëtare dhe kontributin tonë në sigurinë rajonale dhe globale.

Njohja e Vlefshmërisë Ajrore është një certifikim teknik që kërkon përmbushjen e një sërë standardesh të rrepta dhe auditimesh të vazhdueshme. Ajo është jetike për çdo vend që synon të jetë pjesë aktive në misionet dhe operacionet ajrore të NATO-s./L.F-dritare.net