Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Prokuroria dhe Policia operacion në Fier, në arrest shtëpie ish-nënkryetarja e bashkisë

Prokuroria dhe Policia operacion në Fier, në arrest shtëpie

Një operacion i befasishëm i Prokurorisë së Fierit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Policisë Vendore, ka vënë në pranga disa zyrtarë lokalë, përfshirë ish-nënkryetaren e Bashkisë Fier, Adela Hysenaj.

Operacioni, i koduar “Parking”, vjen pas një hetimi disa mujor për një dëm ekonomik prej rreth 40 milionë lekësh, që lidhet me mosvjeljen e taksës së parkimit nëntokësor që administron bashkia.

Sipas njoftimit zyrtar, ndaj Hysenajt, 34 vjeçe, është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave me funksione publike”. Ajo ka mbajtur më parë pozicionet e Drejtoreshës së Përgjithshme të Taksave dhe Urbanistikës, si dhe të Zëvendës Kryetares së Bashkisë Fier.

Të tjerë zyrtarë lokalë që ndodhen nën masë sigurie janë:

Vasil Ceku, 41 vjeç, drejtor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier, me masën “arrest në shtëpi” dhe “pezullim nga detyra” për “shpërdorim detyre”;
Anisa Cjapi, 38 vjeçe, drejtoreshë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, me masën “pezullim nga detyra” për “shpërdorim detyre”;
Martin Dodi, 57 vjeç, sekretar i përgjithshëm i Bashkisë Fier, me masat “pezullim nga detyra” dhe “ndalim për të dalë jashtë shtetit” për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm”.

Këta shtetas, duke mos vepruar sipas kuadrit ligjor për vendosjen e kasës së fiskalizimit për parkimin nëntokësor që administron Bashkia Fier, nuk kanë arkëtuar shumën prej rreth 40 milion lekë në arkat e Bashkisë Fier. Sipas Prokurorisë, personat e hetuar dyshohen se kanë favorizuar biznese përmes uljes së taksave dhe kanë shmangur fiskalizimin e parkimit nëntokësor, duke sjellë humbje të konsiderueshme për buxhetin lokal.

Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje./L.F-dritare.net