Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tragjedi në Brazil: Merr flakë balona me 21 persona, 8 të vdekur

Tragjedi në Brazil: Merr flakë balona me 21 persona, 8 të vdekur

Të paktën tetë persona u vranë kur një balonë me 21 persona mori flakë në jug të Brazilit të shtunën.

Jorginho Mello, guvernatori i shtetit Santa Catarina, ku ndodhi ngjarja, shprehu ngushëllimet e tij në X (më parë Twitter).

Në një video, ai tha: "Jemi në zi. Ka ndodhur një tragjedi. Do të shohim si do të zhvillohet situata, çfarë ndodhi, pse ndodhi. Por e rëndësishme tani është që struktura e shtetit të bëjë çfarë mundet."

Mello tha se ka kërkuar nga autoritetet që të shkojnë në komunën ku ndodhi ngjarja "për të bërë sa më shumë që të jetë e mundur për shpëtim, për ndihmë, për të ngushëlluar familjet."

Video të marra nga dëshmitarët dhe transmetuar nga televizioni brazilian treguan momentin kur baloni u përfshi nga flakët mbi qytetin bregdetar Praia Grande. Kushtet e motit ishin të mira ndërsa balona që mbante pasagjerët ra nga disa dhjetëra metra në tokë, në flakë.

Praia Grande, në bregun e Atlantikut, është një destinacion i njohur për ngjitjen me balon ajri në Brazil, sidomos gjatë festave të qershorit që kremtojnë shenjtorë katolikë si Shën Gjoni.

Ky është aksidenti i dytë fatal me balonë në vend brenda pak ditësh. Më pak se një javë më parë, një grua vdiq gjatë një udhëtimi me balonë në shtetin juglindor të Sao Paulo./L.F-dritare.net