
Tetori Rozë! Muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit!
Dritare.net
Muaji Tetor njihet botërisht si “Tetori Rozë”, fushata globale e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Qëllimi i këtij muaji është të rrisë vetëdijen për sëmundjen, të edukojë mbi faktorët e riskut dhe të nxisë gratë të kryejnë kontrolle mjekësore të rregullta për zbulimin e hershëm.
Kanceri i gjirit është sëmundje e përhapur tek gratë dhe shkakton një në gjashtë vdekje nga kanceri tek femrat globalisht, ndaj diagnostikimi në fazat e para është vendimtar për shpëtimin e jetëve.
Diagnostikimi i hershëm i kancerit të gjirit
Zbulimi i hershëm e rrit ndjeshëm mundësinë e suksesit të trajtimit. Gratë duhet t’u përmbahen vetëkontrollit të rregullt të gjinjve dhe të bëjnë mamografi çdo 1–2 vjet. Një mamografi mund të kapë tumorin para se ai të ndihet nga vetë personi, dhe studimet tregojnë se kryerja e saj periodikisht mund të ulet dukshëm rrezikun e vdekjes nga kanceri i gjirit. Diagnostikimi në fazat e para rrit deri në 90% shanset për shërimin.
Në fund mbetet një mesazh i thjeshtë, por jetik për çdo grua: Kujdesuni për veten, bëni mamografinë. /E.P-dritare.net

















