Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Deklarata e fortë e Xhavit Shalës: Provat kundër krerëve të UÇK-së vijnë nga Serbia!

Deklarata e fortë e Xhavit Shalës: Provat kundër krerëve

Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë, ku po gjykohen krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po përdor prova të siguruara nga Beogradi. Kështu është shprehur eksperti i sigurisë, Xhavit Shala, në emisionin Dekalog në DritareTv.

Shala theksoi se kjo nuk është një gjykatë ndërkombëtare, por një gjykatë e Kosovës, e ngritur me ligj nga Parlamenti i Kosovës, por që funksionon në një shtet tjetër me personel ndërkombëtar një rast unik dhe i rrezikshëm.

Sipas tij, udhëheqja e Kosovës u mashtrua nga presioni ndërkombëtar, veçanërisht amerikan, me idenë se ishte më mirë ta krijonin vetë gjykatën, sesa ajo të ngrihej nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Problemet, sipas Shalës, nisën menjëherë pas themelimit të saj.

“Gjykata u infiltrua nga inteligjenca ruse dhe serbe. Treçereku i dënimeve bazohet mbi prova të ardhura nga Serbia,” u shpreh ai.

Eksperti shtoi se prokurori serb për krime lufte ka vënë në dispozicion të gjykatës materiale, dëshmitarë dhe prova të manipuluara, duke e kthyer procesin në një aktakuzë të njëanshme. Kjo, sipas tij, është pjesë e një kombinimi perfekt ruso-serb për të njollosur luftën e UÇK-së, që nisi me raportin e Dick Marty-t./ E.P-dritare.net