Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Studentët e Politeknikut praktikë pune të paguar në Ministrinë e Infrastrukturës! Marrëveshja

Studentët e Politeknikut praktikë pune të paguar në

Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e praktikave të paguara të punës për studentët. Programi i ri synon t’u ofrojë të rinjve mundësinë për të qenë pjesë e projekteve konkrete, për të njohur nga afër proceset e zhvillimit të infrastrukturës dhe për të fituar aftësi profesionale që kërkohen në tregun e punës.

Një element i rëndësishëm i marrëveshjes është inkurajimi i pjesëmarrjes më të gjerë të vajzave në degët inxhinierike, ku përfshirja femërore mbetet ende më e ulët krahasuar me djemtë.

Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama e cilësoi programin si një hap domethënës në kuadër të Paktit për Universitetin, duke theksuar rëndësinë e krijimit të urave mes arsimit dhe institucioneve shtetërore. “Ne duam që studentët të fillojnë të materializojnë perspektivën e së nesërmes pa mbaruar ende studimet, duke u përfshirë në praktika që u hapin rrugën drejt punësimit të qëndrueshëm,” u shpreh ai.

Studentët e Politeknikut praktikë pune të paguar në

Rama nënvizoi gjithashtu nevojën për të fuqizuar universitetet me infrastrukturë moderne, laboratorë dhe teknologji bashkëkohore, duke përfshirë edhe komponentin e inteligjencës artificiale në procesin akademik. Sipas tij, mbështetja për vajzat dhe gratë në fusha të tilla është një investim që sjell rezultate më të shpejta e të qëndrueshme, duke shtuar se kjo duhet të shërbejë si motivim edhe për djemtë.

Marrëveshja pritet të krijojë një platformë të qëndrueshme për studentët e UPT-së, duke i afruar më shumë me tregun e punës dhe duke forcuar bashkëpunimin mes universiteteve dhe institucioneve publike./L.F-dritare.net