Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Romeo Nazarko: Kam denoncuar për vjedhje prone, edhe ish kryetarin e Beratit

Romeo Nazarko: Kam denoncuar për vjedhje prone, edhe ish kryetarin e

Një tjetër fenomen i denoncuar në SPAK nga Romeo Nazarko ka të bëjë me atë që ai e përshkruan si "grabitja e dytë" e një prone private në qytetin e Beratit, i mbrojtur nga UNESCO. Sipas kallëzimit, një familjeje, së cilës prona iu konfiskua nga regjimi komunist në 1944 dhe iu kthye me vendim ligjor në 1995, iu mor sërish në vitin 2020. Në këtë pronë tashmë është ndërtuar një hotel me pesë yje.

Nazarko akuzon institucionet, përfshirë ish-kryetarin e Bashkisë së Beratit, për falsifikim dhe abuzim me detyrën në këtë proces. Si pasojë e kësaj situate, pronari i ligjshëm i tokës, një ish-prefekt i Beratit, është detyruar të largohet në Amerikë, pasi shtëpia e tij e vetme në Shqipëri u bë e pabanueshme. Çështja thekson një precedent të rrezikshëm të marrjes së pronës private, jo më për qëllime publike si në të kaluarën, por për interesa private.

Në vend të shtëpisë që u grabit për herë të dytë, është ndërtuat një hotel me 5 yje në Berat. Nuk kam asnjë lidhje me pronën por ndjeva detyrën qytetare ta denoncoj në Spak, tha në Dritare Tv Romeo Nazarko, ndërsa nuk donte të përmendte emrat e të akuzuarve. E kam me fenomenin, institucionin, jo personin, e mbylli ai./L.F-dritare.net