Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqipëria nuk ndalet! Rama përshëndet hapjen e grupkapitullit të katërt me BE-në

Shqipëria nuk ndalet! Rama përshëndet hapjen e grupkapitullit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për çeljen e grupkapitullit të katërt në negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh entuziast dhe i vendosur për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

“SHQIPËRIA NUK NDALET – Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE,” shkruan Rama.
Sipas tij, më 11 qershor 2025, Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4, i cili përfshin fushat e “Agjendës së Gjelbër dhe Ndërlidhjes së Qëndrueshme”.

Kapitujt që përfshihen janë:


Politikat e transportit (Kapitulli 14),
Energjia (Kapitulli 15),
Rrjetet trans-evropiane (Kapitulli 21),
Mjedisi dhe klima (Kapitulli 27).

Rama thekson se ky vendim konfirmon përgatitjen dhe progresin konkret të Shqipërisë në rrugën drejt familjes evropiane. Ai shton se ky është edhe një hap tjetër drejt vizionit për Shqipërinë 2030 si një vend krenar i Bashkimit Evropian.

Ngjarja shënon një moment domethënës për vendin, duke forcuar orientimin strategjik dhe përkushtimin ndaj reformave që kërkon procesi i anëtarësimit./K.C/dritare.net