Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rinumërohen votat e kandidatëve të PD në 41 kuti në Dibër, Gjunkshi merr 40 vota plus

Rinumërohen votat e kandidatëve të PD në 41 kuti në

Në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), po rinumërohen votat e kandidatëve të PD për 42 kuti të qarkut Dibër. Për 41 kutitë e tjera numërimi ka përfunduar, ndërkohë që pritet të mbërrijë edhe kutia e fundit për të përmbyllur procesin.

Nga rinumërimi i 41 kutive, ka rezultuar se kandidatit Përparim Spahiut i janë shënuar 40 vota që i takonin Xhemal Gjunkshit. Por kjo shifër votash nuk e ndryshon renditjen e kandidatëve të PD më 11 maj.

Vendimi i KAS për rinumërimin e këtyre kutive të Dibrës erdhi me kërkesë të Gjunkshit, i cili nuk mundi të fitojë mandat me numërimin që u bë më 11 maj. Ai u rendit i dyti në listën e hapur me 120 vota më pak se nga kandidati Përparim Spahiu./L.F-dritare.net