Rama: Ngjarja në Kavajë nuk ka motiv politik, autori, militant i PD!
E Martë 20 Prill 2021, 09:09
Dritare.net
Kryeministri Rama ka reaguar sërish për plagosjen e sekretarit të PD-së në Kavajë, Bledar Okshtuni. Sipas tij, është e qartë që ngjarja e Kavajës nuk ka motiv politik dhe se autori nuk ka lidhje me PS-në por është militant i PD-së.
Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik!Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s’ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman", shkruan Rama në Twitter./M.M-dritare.net