Na ndiqni edhe në

Bota

Alarm në SHBA! Bie rrjeti sekret i sigurisë kombëtare!

Alarm në SHBA! Bie rrjeti sekret i sigurisë kombëtare!


Një tjetër ndërprerje e rëndësishme teknologjike është raportuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rrjeti i komunikimeve të klasifikuara i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA) ka dalë jashtë funksionit, duke ngritur shqetësime për sigurinë dhe funksionimin e sistemeve shtetërore.

Sipas CNN-it, që citon burime të njohura me situatën, rrjeti i njohur si NSA Net, i cili përdoret nga punonjësit e agjencisë për shkëmbimin e informacioneve sekrete, ka pësuar një ndërprerje.

Autoritetet po punojnë për të përcaktuar përmasat dhe shkakun e problemit. Deri tani nuk ka prova që ndërprerja të jetë shkaktuar nga një sulm kibernetik. NSA nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar.

Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas kaosit në aeroportet amerikane, ku një defekt në sistemin e komunikimeve të Administratës Federale të Aviacionit (FAA) shkaktoi pezullimin e nisjes së fluturimeve në të gjithë vendin për gati pesë orë.

Së fundmi, probleme teknike kanë prekur edhe Microsoft-in, kompaninë ajrore United Airlines dhe bankën JPMorgan Chase. Megjithatë, nuk ka prova që këto ndërprerje të jenë të lidhura me njëra-tjetrën./dritare.net