Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Burrat duhet ta pranojnë, gratë janë më përpara se ne

Rama: Burrat duhet ta pranojnë, gratë janë më përpara

Kryeministri Edi Rama komentoi sot marrëveshjen e firmosur mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Universitetit Politeknik të Tiranës, që synon përfshirjen e studentëve në praktika pune të paguara, me fokus rritjen e numrit të vajzave në fushat inxhinierike.

Në fjalën e tij, Rama nuk i kurseu batutat, duke thënë se burrat dhe djemtë duhet të pranojnë me dinjitet faktin se vajzat dhe gratë janë një hap përpara.

“Mbështetja për gratë dhe vajzat është investimi më i duhur dhe më i frytshëm. Shpresoj që kjo të shërbejë si motivim për burrat, të cilët shpesh janë më të rehatuar se gratë nga pikëpamja e procesit të të menduarit. Na duhen njerëz të motivuar, të parehatuar me veten, në kërkim të vazhdueshëm të sprovave. Si përfaqësues i gjinisë më të dobët, më vjen keq por duhet ta pranojmë: gratë janë më përpara se ne. Nuk kemi çfarë bëjmë, përveçse me dinjitet të dorëzohemi para këtij fakti dhe të përpiqemi të rikuperojmë sa të mundemi, të bindur se nuk do t’i kalojmë dot asnjëherë,” – u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se programi i ri është një mundësi e rëndësishme për studentët, jo vetëm për të fituar eksperiencë profesionale, por edhe për të ndërtuar ura mes universiteteve dhe institucioneve publike./L.F-dritare.net