
Përkeqësohet gjendja shëndetësore e aktorit Naun Shundi!
Dritare.net
Aktori, regjisor dhe dramaturg Naun Shundi ndodhet aktualisht në QSUT, ku po merr trajtimin e nevojshëm për një sëmundje të rëndë me të cilën po përballet prej pak kohësh.
Teatri ‘Zonja e Bujtinës’, përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se gjendja e Shundit është përkeqësuar.
Sipas njoftimit të Teatrit ‘Zonja e Bujtinës’ në Facebook, në ditë të vështira “u shfaqën njerëz të mrekullueshëm që ndihmuan në këtë situatë të vështirë për shëndetin e aktorit”. Kjo mbështetje përfshinte kontribues financiarë, por mbi të gjitha një mbështetje morale dhe energji pozitive që kanë ndihmuar aktorin dhe familjen e tij të përballojnë këtë sfidë. Çdo person që kontribuoi, sipas teatrit, ka dhënë jo vetëm mirënjohje, por edhe “lehtësi dhe kurajo për betejën me jetën”.
Duke qenë se shëndetit i aktorit është përkeqësur Teatri “Zonja e Bujtinës” u bën thirrje qytetarëve të ndalojnë çdo kontributet në faqet e hapura për ndihmë.
Në postimin e tyre, Teatri gjithashtu theksoi se tashmë nuk ka nevojë për më shumë kontribute financiare në faqet e hapura, duke falënderuar publikisht të gjithë për zemërgjerësinë e treguar deri tani.
“Miq, dashamirëa, koleg, artëdashës. Mos kontribuoni më në këto faqe. Tashmë, fatkeqësisht, shëndeti i Shundit ka marrë një kthesë aspak optimale.
Mirënjohje dhe shëndet në familjet tuajat”- shkruhet në njoftim.
Aktori, regjisori dhe dramaturgu i njohur, Naun Shundi, më 22 gusht u nis nga Franca për në Shqipëri për të marr trajtimin në QSUT për shkak të sëmundjes se kancerit të lëkurës nga e cila vuan. Shpenzimet për trajtimin e tij mbulohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Kulturës./E.P-dritare.net

















