
Video/ Ngjarja e rëndë në Velipojë, ja çfarë thotë policia!
E Diel 4 Korrik 2021, 09:09
Dritare.net
Policia ka reaguar pas shpërthimit të bombolës në Velipojë, që la të plagosur rëndë një familje. Policia thotë se në orën 06:45, në fshatin Pulaj-Plazhë, rruga Nr.5, Velipojë, Shkodër, në një hotel tre katësh ka shpërthyer një bombol gazi. Si pasojë kanë mbetur të plagosur nëna 40-vjeçe A. Gjoka dhe tre fëmijët e saj, dy vajzat D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe, dhe djali i mitur, E. Gj. 12 vjeç., të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje./K.C/dritare.net

















