Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Robert Hackman ndez qirinj në Teqenë e Alipostivanit: Për shqiptarët, familjen dhe njerëzimin

Robert Hackman ndez qirinj në Teqenë e Alipostivanit: Për

Gjatë një vizite të veçantë në Teqenë e Alipostivanit, gazetari britanik Robert Hackman ka ndezur qirinj në një akt simbolik respekti dhe përkushtimi për popullin shqiptar dhe për harmoninë fetare që e karakterizon vendin tonë. I emocionuar nga vizita në një prej qendrave më të njohura bektashiane në Shqipëri, Hackman ndau një mesazh të fuqishëm mbi paqen, bashkëjetesën dhe vlerat njerëzore.

“Ndez një qiri për të gjithë popullin shqiptar dhe besimet e ndryshme që bashkëjetojnë këtu, një për familjen time, dhe një për ata që nuk janë më me ne — jo vetëm nga familja ime, por edhe nga familja e madhe e njerëzimit,” u shpreh gazetari gjatë xhirimeve për dokumentarin e tij kushtuar trashëgimisë kulturore dhe fetare në Ballkan.

Vizita e Hackman në këtë vend të shenjtë ishte pjesë e një udhëtimi më të gjerë në Shqipëri, ku ai eksploron vendet më përfaqësuese të historisë, spiritualitetit dhe mikpritjes shqiptare. Gjatë qëndrimit në teqe, ai vizitoi tyrbet, bibliotekën, kuzhinën tradicionale ku përgatitet ashurja, si dhe vendet ku janë varrosur baballarët e këtij komuniteti shpirtëror.

Kjo vizitë u shndërrua jo vetëm në një dokumentim kulturor, por edhe në një dëshmi të vlerave shpirtërore që Shqipëria ofron për botën./L.F-dritare.net