Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Punonjësja e ambulancës në Velipojë: Gjendja e të lënduarve e rëndë. Djegie në 90% të trupit

Punonjësja e ambulancës në Velipojë: Gjendja e të

Shpërthimi i bombolës së gazit në një hotel në Velipojë ka lënë të plagosur rëndë 4 pjesëtarë të një familjeje. Një punonjëse e ambulancës u shpreh se gjendja e të lënduarve është e rëndë pasi kanë pësuar djegie të shkallës në 90%. Dy të miturit po dërgohen me helikopter drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rënduar, ndërsa 40-vjeçarja dhe 19-vjeçarja po dërgohen me ambulance drejt Tiranës.

“Gjendja e të lënduarve është shumë, shumë e rëndë. Djegia 85-90%. Të gjithë janë një familje, në moshën prej 11 deri në 30 vjeçe, një fëmijë dhe tri gra. Janë nga Lezha dhe kanë ardhur te hoteli që kanë në Velipojë. Janë djegur nga bombola e gazit. Mbërritëm menjëherë policia, zjarrfikësi dhe ambulanca dhe i transportuam. Dy janë në Spitalin e Shkodrës, për dy të miturit pritet helikopteri, se janë në gjendje më të rëndë.”, u shpreh punonjësja e ambulancës për balkanweb./K.C/dritare.net