Na ndiqni edhe në

Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në hotel, plagosen 4 pjesëtarë të familjes në Velipojë

Shpërthen bombola e gazit në hotel, plagosen 4 pjesëtarë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Velipojë. Një bombol gazi ka shpërthyer në një hotel, duke bërë që zjarri të përfshijë pjesëtarët e familjes.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 pjesëtarë të familjes, A. Gjoka, 40 vjeçe, D. Gjoka, 19 vjeçe, K. Gjoka, 15 vjeçe, dhe i mituri E. Gjoka, 12 vjeç.

Si pasojë e djegieve të mëdha, të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës. Ende nuk dihet si vijon gjendja e tyre shëndetësore./K.C/dritare.net