Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meçe: KLGJ mos merret me Berishën, por të shkarkojë gjyqtaren që liroi Malltezin! 

Meçe: KLGJ mos merret me Berishën, por të shkarkojë
Arben Meçe i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareTv komentoi vendimin e gjyqtares së Apelit, Iliriana Olldashi për të liruar nga burgu Jamarbër Malltezin. Sipas Meçes, KLGJ-ja në vend që të bëjë debat politik me Berishën, duhet të shkarkojë, madje dhe të ndjekë penalisht gjyqtaren Olldashi.

“KLGJ-ja është institucion brenda trupës së gjyqësorit qoftë ky i posaçëm apo ai normal. Bën gjykimin dhe analizën e vendimmarrjeve në planin etik dhe ligjor të gjyqtarëve. Por KLGJ-ja merret me Berishën. Nuk është detyrë e saj të merret me Berishën. Berisha është një pistë politike. Sistemi i drejtësisë nuk bëhet palë në debat me politikën. Është shumë i ftohtë në vendimmarrje dhe ka ligjin para dhe zbaton atë. Prandaj reagimi ndaj intimidimeve të Berishës mua më duket i tepërt, por tregonte dobësi të këtij institucioni. Sot duhet të kishte dalë me qëndrim minimalist të thoshte që çështjen e kësaj gjyqtareje po e merr nën shqyrtim KLGJ-ja. Po ashtu ky institucion mund ta shkarkojë nga detyra gjyqtaren. Jo vetëm ta shkarkojë, por të fillojë dhe ta ndjekë penalisht. Gjyqtarët nuk kanë imunitet ndaj dënimit.”, tha zoti Meçe./K.C/dritare.net