Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pse u lirua Jamarbër Malltezi! Flet Arben Meçe 


Pse u lirua Jamarbër Malltezi! Flet Arben Meçe 
Opinionisti Arben Meçe i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareTv foli për lirimin nga burgu të Jamarbër Malltezit nga gjyqtarja e Apelit, Iliriana Olldashi. Për Meçen kjo ishte një vendimmarrje jo e drejtë nga ana e gjyqtares, ndërsa rreshton tre pyetje që lidhen me arsyen se përse u lirua dhëndri i Berishës.


“Lirimi i zotit Malltezi është i pajustifikuar. Në gjykimin tim është një vendimmarrje jo e drejtë. Erdhi si rrjedhojë e korrupsionit? Si rrjedhojë e miqësisë apo intimidimit? Ekziston potencialisht edhe intimidimi. Këtë kuadër e vendos gjykata. Apeli tha nuk ekzistojë kushtet për ta mbajtur në burg. Një gjykatë tjetër thotë të kundërtën, si ajo e shkallës së parë. Një problem na u paraqit nga një person i sistemit të dritësisë, e cila ka kaluar vetingun dhe në analizat që bëjmë ballafaqohet me probleme. Del që e ka shtëpinë te kompleksi i Malltezi. Nëse do shohësh dinamikën e vendimmarrjes së asaj gjyqtareje, na rezulton se është shumë indigjene në vendimmarrjet e veta. Nuk tregon një stabilitet as karakterial as profesional. Pra ka probleme në dy plane. Ajo e fshehu që ka blerë një apartament të kompleksi i Malltezit. Ajo fshehu një të vërtetë, e cila ka qenë detyrim ligjor i saj të dokumentonte para titullarit të institucionit problemin që kishte para se të merrte çështjen.”, tha zoti Meçe./K.C/dritare.net