Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryeministri britanik: Jemi në epokë të re, por të paqëndrueshme

Kryeministri britanik: Jemi në epokë të re, por të

Në Samitin e Komunitetit Politik Evropian të mbajtur më 16 maj 2025 në Tiranë, Kryeministri britanik Keir Starmer theksoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të forcuar marrëdhëniet me partnerët evropianë dhe për të adresuar sfidat e përbashkëta si agresioni rus dhe migracioni i paligjshëm.

“Kam kënaqësinë që të jem kryeministri i parë britanik që zhvillon një vizitë dypalëshe. Kënaqësi që të mirëpres Antonion në Londër për samitin e parë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE, moment që në fakt ka të bëjë me njohjen e faktin se shumë sfida me të cilat përballen rritja, emigracioni dhe siguria janë sfida që i ndajmë së bashku dhe vetëm zgjidhje të përbashkëta do t’i trajtojmë. Sfida më urgjente është sigurimi i një paqeje të drejtë e të qëndrueshme. Ne duhet të bëjmë më shumë për mbrojtjen tonë. Javën e kaluar shpalla një paketë tjetër sanksionesh për flotën hije ruse që të mbrojmë infrastrukturën tonë. Gjatë muajve të fundit, kemi punuar fort që të sjellim te koalicioni i të vullnetshmëve shumë udhëheqës politikë e ushtarake.

Ne javën e kaluar bashkë me presidentin Macron e kemi bërë këtë gjë jo si solidaritet, por edhe për kujtesë që këto janë të njëjtat vlera për të cilat luftojmë për të ardhmen, moment i rëndësishëm për Ukrainë dhe për t’u bërë bashkë dhe garantuar argumentin e mbështetur nga Trump për armëpushim të pakushtëzuar. Tani që kemi nxjerrë këtë ultimatum duhet të jemi të përgatitur ta ndjekim deri në fund, se nëse Rusia nuk ulet në tryezën e bisedimeve duhet të paguajë çmimin. Rusia po tërheq këmbët zvarrë dhe po luan lojëra ndërkohë që Ukraina ka dëshmuar se është pala e paqes dhe udhëheqjes. Britania është gati të luajë rolin e vet, dhe kjo nënkupton rritjen e shpenzimeve ushtarake deri në 2.5% të PBB deri në vitin 2025 dhe deri në 3% në parlamentin tjetër.”, u shpreh Starmer./L.F-dritare.net