
Gjermania mbyll kufirin me Shqipërinë/ Prej së dielës, testi negativ i Còvid-19!
Dritare.net
Qeveria gjermane ka marrë ditën e sotme vendimin që prej së dielës, të gjithë shqiptarët do të duhet të bëjnë testin e Còvìd-19. Udhëtimi drejt Gjermisë, sipas njoftimit e ka detyrim testimin. Në një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, ambasada gjermane në Tiranë ka dhënë njoftimin se qeveria ka klasifikuar 25 vende si zona me incidencë të lartë të Còvìd-19, mes të cilave është edhe Shqipëria.
“Qeveria Federale ka klasifikuar sot 25 vende në mbarë botën si zona me incidencë të lartë të Còvìd-19 këtu bën pjesë edhe Shqipëria. Që prej ditës së diel është në fuqi detyrimi i testimit përpara hyrjes në Gjermani: Personat mbi gjashtë vjeç që udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe që në dhjetë ditët e fundit përpara hyrjes në Gjermani kanë qëndruar në një zonë me incidencë të lartë (p.sh. në Shqipëri) duhet që në momentin e hyrjes në Gjermani të kenë me vete dokumentin që provon testimin negativ nga ìnfeksioni me Corona Vìrùs SARS-CoV-2 (test PCR ose Antigenesh) dhe ta paraqesin, nëse u kërkohet, si përpara autoriteteve ashtu edhe përpara agjencisë së udhëtimit përpara nisjes së tij. Kjo rregullore vlen njësoj si për shtetas gjermanë ashtu edhe ata të kombësive të tjera. Në çdo rast testi nuk duhet të jetë bërë më herët se 48 orë përpara hyrjes në Gjermani (prej momentit të marrjes së materialit).Dokumenti me rezultatin e testimit duhet të jetë në formë të printuar ose elektronike në gjermanisht, anglisht ose frëngjisht. Rezultati i testimit duhet të ruhet për një periudhë të paktën dhjetë-ditore pas hyrjes në Gjermani. Personat që udhëtojnë drejt Gjermanisë apo ata që kthehen në Gjermani nga Shqipëria duhet kësisoj të mbajnë parasysh tre kritere,hyrje vetëm me testim negativ, 10 ditë karatinë e detyruar në Gjermani dhe regjistrimi i hyrjes,” thuhet në njoftim./M.M-dritare.net

















