Foto/ Rama: Flota e ambulancave, gati për të ardhur nga Turqia!
E Enjte 26 Mars 2020, 15:03
Dritare.net
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka postuar në Facebook disa foto, që tregojnë flotën e re të ambulancave të emergjencave civile, gati për t’u nisur nga Turqia për në Shqipëri.
Një ditë më parë erdhën në Shqipëri edhe pajisjet mbrojtëse, po nga Turqia.
“ Flota e re e autoambulancave të emergjencave civile gati për t'u nisur nga Turqia drejt Shqipërisë #TiNukDoJeshKurrëVetëm”,- shkruan Rama.