
Flet bashkëshorti i Bedrije Lokës: Kemi pasur konflikte por nuk kam dorë në vdekjen e saj!
Dritare.net
Zbardhet dëshmia e Xhemal Lokës, bashkëshortit të 41-vjeçares, Bedrie Loka, e cila i dha fund jetës duke pirë fostoksinë pak ditë më parë në Durrës.
Çfarë tha ai për vetëvrasjen e bashkëshortes!
“Nuk e kam dhunuar gruan. Bashkëshorten e kisha për shtëpi, nuk e çova drejt vetëvrasjes. Vetëvrasja e saj erdhi si pasojë e postimeve të TikTok-ut. Kemi pasur konflikte si çdo familje, por gruan e doja. E kam dashur si nënën e fëmijëve të mi. Në mëngjes kam parë që kishte pirë helm dhe e kam çuar me shpejtësi drejt spitalit të Durrësit për ta shpëtuar. Gruan time e dua dhe nuk e kam dhunuar. Kam shpresuar deri në momentin e fundit që ajo të bëhet mirë. Kemi qenë të martuar për 23 vite”, ka deklaruar Xhemal Loka, bashkëshorti i 41-vjeçares, e cila i dha fund jetës duke pire fostoksinë.
Ndërkohë dëshmia e tij bie ndesh me deklarimet e djalit të madh të çiftit, i cili tha para oficerëve të policisë gjyqësore se babai e dhunonte nënën fizikisht dhe psikologjikisht gjithë kohës, dhe se e ofendonte atë me fjalët më të rënda.
“Babai në mënyrë sistematike ka dhunuar nënën fizikisht dhe psikologjikisht.
Babai e ofendonte nënën me fjalët më të rënda të mundshme. Sipas tij ofendimet e babait ishin shumë të rënda për nënën”, ka deklaruar ai./L.F-dritare.net

















