
Favira dhe Remdesivir! Ja çfarë thotë mjeku i urgjencës në Gjermani, për përdorimin e tyre ndaj Covid-19!
Dritare.net
Mbrëmë në emisionin Shqip "Show" nga Rudina Xhunga, në Dritare Tv, Drilon Çupi, specialist i mjekësisë interne dhe urgjencës në Gjermani, foli për dy antiviralët që kanë dalë në treg që ka fillimi i pandemisë, Faviran dhe Remdesivirin.
Drilon Çupi: Që nga fillimi i pandemisë kanë dalë në treg disa antiviralë, ku bëhet fjalë për Favirën apo për Remdesivirin, dy antiviralët më të përmendur gjatë gjithë pandemisë. Si në Amerikë, edhe në Evropë, ka një agjenci të kontrollit të barnave, që licenson barin dhe e fut në protokoll. Në rasitn e Faviras, ajo nuk i ka kaluar testet në agjencinë e EU-së ndaj dhe të gjitha vendet e BE-së nuk e kanë përdorur Faviran si antiviral për të sëmurët me Covid-19.
Rudina Xhunga:-Po ne e marrim nga Turqia!
Jonida Shehu:Ne e kemi në treg!
Drilon Çupi: unë po flas çfarë thotë Ema, që është institucioni ligjor që merret me licensimin e barnave dhe për këtë faktor edhe futjen e këtyre barnave te protokolli i një sëmundjeve. Favira dhe Remdesiviri nuk kanë të njëjtin funksion. Favira nuk i ka kaluar testet apo studimet . Kur një bar futet në studim, ka disa protokolle sesi bëhet studimi i barit, dhe në fund studimi futet në kontroll te agjencia për miratimin e barnave."Favira" nuk e ka kaluar “klasën” nga EMA në Evropë dhe FDA-ja në SHBA sipas mjekut Çupi.
Nga ana tjetër ai ka folur edhe për Remdesevirin, i cili sipas tij u fut në mënyrë empirike si antiviral për të infektuarit.
Drilon Çupi:Nuk ka një antiviral specifik për Covid-19, që të frenojë këtë virus. Remdesiviri u fut në mënyrë empirike, si antiviral për të infektuarit. Në 21 nëntor, OBSH bëri një studim për këtë ilaç që tregoi se ky ilaç nuk ka benefitin që pritej. Jemi akoma në fazë studimesh, dhe nuk kemi një ilaç specifik për të trajtuar kovidin. Benefiti i remdesivir është shumë i vogël për pacientët me kovid, ndaj OBSH nuk e sugjeron më. Këtu në Gjermani, që kur u certifikua për t’u përdorur, e përdorin vetëm për pacientët që kanë nevojë për suportim oksigjeni. Për pacientët me simptoma të lehta, nuk sugjerohet të përdoret. Por kur pacienti ka nevojë për suportim oksigjeni duhet të përdoret. Ka një përfitim për këto pacientë, pasi shumë prej tyre nuk futen në intubim”, u shpreh mjeku Çupi./M.M-dritare.net

















