Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Pamje të papara nga poli jugor i Diellit! Zbulimi që mund të parashikojë stuhitë diellore

Pamje të papara nga poli jugor i Diellit! Zbulimi që mund të

Për herë të parë në histori, janë filmuar pamje nga poli jugor i Diellit, falë anijes hapësinore Solar Orbiter të Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA). Këto imazhe historike do t'u ndihmojnë shkencëtarëve të kuptojnë më mirë se si Dielli kalon nga periudha të qeta në stuhi të fuqishme, të cilat mund të dëmtojnë satelitët dhe rrjetet elektrike në Tokë.

Pamjet tregojnë atmosferën ndriçuese të Diellit me temperatura që arrijnë deri në një milion gradë celsius, ndërsa retë më të errëta të gazit janë më të ftohta, por ende shumë të nxehta, rreth 100 mijë gradë.

Pamje të papara nga poli jugor i Diellit! Zbulimi që mund të

Sipas profesoreshës Carole Mundell nga ESA, këto janë imazhet më të afërta dhe më të detajuara të Diellit ndonjëherë dhe përbëjnë një hap të madh për të kuptuar sjelljen e yllit që na jep jetë.

Pamje të papara nga poli jugor i Diellit! Zbulimi që mund të

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për të parashikuar moti hapësinor, që ndikon komunikimin satelitor dhe rrjetet energjetike.

Përmes instrumentit SPICE, janë kapur për herë të parë lëvizjet e grimcave të ndryshme kimike si hidrogjeni, oksigjeni, karboni dhe magnezi, duke ndihmuar shkencëtarët të matin shpejtësinë me të cilën materiali diellor shpërndahet si erë diellore.

Pamje të papara nga poli jugor i Diellit! Zbulimi që mund tëPamje të papara nga poli jugor i Diellit! Zbulimi që mund të

Profesorët Lucie Green dhe Christopher Owen theksojnë se kjo është një pikë kthese në shkencën diellore dhe mund të ndihmojë në ndërtimin e modeleve kompjuterike për parashikime më të sakta të shpërthimeve diellore./K.C/dritare.net