
Si të përballojmë temperaturat e larta të verës!
Dritare.net
Temperaturat e larta mund të jenë të rrezikshme, sidomos për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
Ja disa masa të rëndësishme që duhet të merrni për të përballuar të nxehtin:
Qëndroni në ambiente të freskëta. Përpiquni të qëndroni në hije ose në ambiente me ajër të kondicionuar, sidomos gjatë orëve të pikut (11:00–17:00).
Pini shumë ujë. Dehidratimi është një nga rreziqet më të mëdha gjatë verës. Pini ujë rregullisht, edhe nëse nuk ndjeni etje. Shmangni pijet me kafeinë, alkool apo sheqer të lartë.
Vishuni lehtë. Zgjidhni rroba të lehta, me ngjyra të çelta dhe nga materiale pambuku që lejojnë frymëmarrjen e trupit.
Kufizoni aktivitetin fizik në diell. Nëse duhet të punoni apo të ushtroni jashtë, bëjeni këtë herët në mëngjes ose pas perëndimit të diellit.
Përdorni krem mbrojtës nga dielli. Mbroni lëkurën nga rrezet UV duke përdorur kremra me faktor mbrojtës (SPF 30+).
Mos lini fëmijë apo kafshë në makina të mbyllura. Temperatura brenda një makine mund të rritet në mënyrë të rrezikshme brenda pak minutash./E.P-dritare.net

















