Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Edi Rama pas vdekjes së Bukoshit: Humbëm një shqiptar të mirë dhe politikan të rafinuar

Edi Rama pas vdekjes së Bukoshit: Humbëm një shqiptar të

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me një postim në Facebook pas ndarjes nga jeta të politikanit nga Kosova, Bujar Bukoshi. Në mesazhin e tij ngushëllues, Rama shkruan:

"U prehsh në paqe! Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe Kosovës për humbjen e një shqiptari të mirë, politikani të rafinuar e njeriu të ndjeshëm si Bujar Bukoshi."

Bujar Bukoshi, një nga figurat kyçe të skenës politike të Kosovës në vitet ’90, ishte një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të presidentit historik Ibrahim Rugova dhe ka shërbyer si kryeministër në qeverinë e përkohshme të Kosovës në ekzil. Vdekja e tij është një humbje e madhe për Kosovën dhe kombin shqiptar./K.C/dritare.net