Ministri Blendi Gonxhja vizitë në Universitetin e Arteve në Berlin, në kuadër të ITB Berlin 2026
Dritare.net

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, u prit në Universitetin e Arteve në Berlin, në kuadër të vizitës së tij në panairin ndërkombëtar të turizmit ITB Berlin 2026.
Gjatë kësaj vizite, ministri u prit nga Presidenti i universitetit, Markus Hilgert, si dhe nga Dekani i Kolegjit të Arteve të Bukura, Jörg Heiser, së bashku me përfaqësues të tjerë të institucionit. Takimi shërbeu për ndarjen e eksperiencave dhe diskutimin e mundësive konkrete të bashkëpunimit në fushën e artit dhe edukimit artistik mes institucioneve shqiptare dhe gjermane.

Një moment i veçantë i vizitës ishte interpretimi pianistike i studentes Tabea Streicher, fituese e Konkursit të Konservatorëve “Felix Mendelssohn” në kategorinë piano, duke i dhënë takimit një dimension artistik dhe frymëzues.
Ky takim, i mbushur me art, dialog dhe frymë bashkëpunimi, forcon lidhjet kulturore dhe akademike mes dy vendeve, duke hapur rrugë për projekte të përbashkëta në të ardhmen.

"Në universitetin e Arteve në Berlin, në kuadër të vizitës sonë në panairin e Turizmit, ITB Berlin 2026.
Kënaqësi të mirëpriteshim nga Presidenti Prof. Dr. Markus Hilgert dhe Dekani i Kolegjit të Arteve të Bukura, Prof. Dr. Jörg Heiser, së bashku me kolegë të tjerë të universitetit, për të ndarë eksperienca dhe për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në fushën e artit dhe edukimit artistik. Takimi u shoqërua edhe me një moment të veçantë artistik me interpretimin pianistike të studentes Tabea Streicher, fituese e Konkursit të Konservatorëve “Felix Mendelssohn” në kategorinë piano. Një takim i mbushur me shumë art, dialog dhe frymë bashkëpunimi, që forcon lidhjet kulturore dhe akademike për projekte të përbashkëta në të ardhmen.", shkruan Gonxhja në Facebook./dritare.net