Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lorna Hajdini, si iu krijua skandali fallco drejtueses shqiptare të JPMorgan!

Lorna Hajdini, si iu krijua skandali fallco drejtueses shqiptare të

Një histori e bujshme që përfshinte një drejtuese të lartë të bankës JPMorgan u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, por shumë shpejt rezultoi e mbushur me pikëpyetje dhe elementë të pavërtetë.

Në qendër të akuzave ishte Lorna Hajdini, 37 vjeç, drejtoreshë ekzekutive në divizionin e financave të strukturuara, e cila sipas një padie të depozituar në New York, akuzohej nga një koleg për sjellje abuzive dhe shantazh.

Padia, e ngritur nga një person i identifikuar si “John Doe”, pretendonte se ai ishte detyruar në marrëdhënie të padëshiruara dhe ishte kërcënuar për karrierën e tij. Ai gjithashtu akuzonte bankën për mosveprim dhe për reagim ndaj tij pasi kishte raportuar rastin.

Historia mori përmasa të mëdha pasi u publikua nga mediat ndërkombëtare dhe u shpërnda masivisht në rrjete sociale, duke u kthyer në një fenomen viral me miliona shikime, komente dhe meme.

Por shumë shpejt, narrativa nisi të shembet.

Sipas informacioneve të mëvonshme, pretendimi kryesor se Hajdini kishte ndikim mbi karrierën e akuzuesit rezultoi i pasaktë. Të dy punonin në të njëjtin sektor, por raportonin te menaxherë të ndryshëm dhe ajo nuk kishte rol në vendimet për pagën apo promovimin e tij.

Banka kishte kryer një hetim të brendshëm, ndërsa vetë akuzuesi raportohet se nuk kishte bashkëpunuar plotësisht në proces. Gjithashtu, u bë e ditur se para depozitimit të padisë, ai kishte kërkuar një dëmshpërblim prej miliona dollarësh për t’u larguar nga kompania, kërkesë që ishte refuzuar.

Brenda rreth 48 orësh, padia u tërhoq për “korrigjime”, ndërkohë që historia kishte marrë tashmë përmasa të mëdha në publik.

Ndërkohë, mediat identifikuan akuzuesin si Chirayu Rana, 35 vjeç, i cili më herët kishte punuar në institucione të ndryshme financiare dhe aktualisht në një kompani private investimesh. Burime të ndryshme kanë ngritur dyshime se akuzat mund të jenë fabrikuar.

Lorna Hajdini, si iu krijua skandali fallco drejtueses shqiptare të

Nga ana e saj, Hajdini i ka mohuar kategorikisht të gjitha pretendimet, duke deklaruar përmes avokatëve se nuk ka pasur asnjë sjellje të papërshtatshme dhe madje nuk ka qenë asnjëherë në vendin ku pretendohet se kanë ndodhur ngjarjet.

Rasti ka ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si histori të pakonfirmuara mund të përhapen me shpejtësi në rrjet dhe të ndikojnë në opinionin publik, edhe kur faktet rezultojnë të pasigurta.

Pra, ne te Dritare kishim të drejtë kur nuk e botuam lajmin që bëri bujë në mediat shqiptare, por thamë: