
Aulon Kalaja: Ja kush m’i vodhi votat në PD!
Dritare.net
I ftuar në emisionin Dekalog nga gazetari Roland Qafoku në DritareTv , Aulon Kalaja shpjegon se ka dorëzuar një video që tregon manipulim të votave në një nga kutitë e votimit në Sukth.
Sipas tij, në këtë kuti, ai kishte marrë 4 vota reale siç tregojnë fletët e votimit, por në procesverbalin e KQZ-së janë shënuar vetëm 2 vota për të.
Aulon Kalaja tregon se votat që ai mori në zgjedhjet brenda PD-së, sipas tij, përfunduan te kandidati Arjan Ndoja, i cili është ish-prokuror.
Ai e përjashton mundësinë që kjo të jetë një gabim njerëzor, pasi sipas tij votat janë zhvendosur qëllimisht dhe me vetëdije.
Në fund, Kalaja paralajmëron se kjo është vetëm një nga disa kutitë në qarkun e Durrësit dhe se ai do të dorëzojë video të tjera për të kërkuar rinumërimin e plotë të votave./E.P-dritare.net

















