Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Eksperimenti amerikan: 90% e frutave dhe perimeve me pesticide të rrezikshme. Si t'i pastroni!

Eksperimenti amerikan: 90% e frutave dhe perimeve me pesticide të

CNN

Më shumë se 90% e mostrave të një duzine frutash dhe perimesh rezultuan pozitive për mbetje të mundshme të rrezikshme të pesticideve, sipas Udhëzuesit të Blerësit për Pesticidet në Produktet Ushqimore 2025.

I quajtur “Dymbëdhjetë produktet e pista”, ky listim përpilohet nga të dhënat më të fundit të testimeve qeveritare mbi produktet jo-organike, përpiluar nga Environmental Working Group (EWG), një organizatë advokuese për shëndetin, që publikon këtë raport çdo vit që nga 2004.

Spinaqi kryesoi listën, me më shumë mbetje pesticide për peshë se çdo produkt tjetër i testuar, i ndjekur nga luleshtrydhet, lakra, rrush, pjeshkë, qershi, nektarina, dardha, mollë, manaferra, boronica dhe patate.

Sipas Alexis Temkin, zëvendëspresidente e shkencës në EWG, qëllimi i këtij raporti nuk është të frikësojë konsumatorët nga ngrënia e frutave dhe perimeve, por të ndihmojë ata të bëjnë zgjedhje më të informuara për blerjet organike.

“Udhëzuesi synon të ndihmojë konsumatorët të hanë shumë fruta dhe perime, duke minimizuar ekspozimin ndaj pesticideve. Studimet tregojnë se kalimi nga një dietë konvencionale në një dietë organike sjell reduktim të ndjeshëm të pesticideve në organizëm,” tha Temkin.

Megjithatë, Aleanca për Ushqimin dhe Bujqësinë, që përfaqëson fermerë organikë dhe konvencionalë, është një kritikë e përhershme e këtij raporti.

“Ne mbështesim zgjedhjen e lirë të konsumatorëve, por kjo listë nuk duhet ta ndikojë atë,” tha drejtuesja ekzekutive Teresa Thorne.

“Dekada të tëra kërkimesh në toksikologji, të dhëna qeveritare dhe studime ushqyese tregojnë rëndësinë e konsumimit të frutave dhe perimeve për një shëndet të mirë.”

Të rejat në listë: Manaferra dhe patatet

Eksperimenti amerikan: 90% e frutave dhe perimeve me pesticide të

Manaferra janë përfshirë për herë të parë në listë, pasi nuk ishin testuar më parë nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë. Patatet janë rikthyer në listë pas disa viteve mungesë, kryesisht për shkak të përdorimit të një rregullatori të rritjes së bimëve të quajtur klorprofam, i ndaluar në Bashkimin Europian.

“Ai aplikohet pas korrjes për të parandaluar mbirjen e patateve gjatë magazinimit apo transportit,” tha Temkin.
“Pikërisht sepse përdoret vonë, afër momentit të konsumit, kjo çon në përqendrime të larta të mbetjeve pesticide.”

Kjo listë përmban më shumë se 50 lloje të ndryshme pesticidesh në disa prej produkteve.
Lista mat frekuencën e zbulimit, numrin e pesticideve të ndryshme, si dhe përqendrimin total dhe raportin me dozën që mund të jetë e dëmshme për kafshë në studime laboratorike.

Lista e pastër 2025

Krahas listës me më shumë pesticide, EWG publikon edhe frutat dhe perimet konvencionale me më pak mbetje pesticide. Shumë prej tyre janë të mbrojtura me lëkurë që qërohet përpara konsumimit.

Lista përfshin:

Eksperimenti amerikan: 90% e frutave dhe perimeve me pesticide të

Ananasi (më i pastri)
Misër i ëmbël (i freskët dhe i ngrirë)
Avokado
Papaja
Qepë
Bizele të ngrira
Asparagus
Lakra
Shalqiri
Lulelakra
Bananet
Mangot
Karotat
Kërpudhat
Kivi

“Departamenti Amerikan i Bujqësisë përpiqet të imitojë sjelljen e konsumatorëve gjatë testimeve – ata lajnë produktet nën ujë për 15–20 sekonda dhe qërojnë frutat me lëkurë si bananet apo agrumet,” sqaroi Temkin.

Si të pastroni frutat dhe perimet

Sipas FDA-së (Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave), të gjitha produktet, edhe ato organike, duhet të lahen para qërimit për të shmangur transferimin e baktereve nga thika në produkt.

Produktet e forta si karotat, kastravecët, pjepujt, patatet duhen fërkuar me një furçë të pastër nën ujë.
Përdorni ujë të rrjedhshëm, jo detergjent.

Për zarzavatet jeshile si lakra, sallata etj., hiqni gjethet e jashtme dhe shpëlajini me kujdes. Përdorni ujë me presion të ulët dhe më të ngrohtë se vetë zarzavati.
Pastroni edhe kullesën e përdorur.

Rreziqet nga pesticidet

Pesticidet janë lidhur me lindje të parakohshme, defekte të lindjes, dështime spontane dhe dëmtime gjenetike te njerëzit. Janë shoqëruar gjithashtu me infertilitet, sëmundje të zemrës, kancer dhe çrregullime të tjera.

Punëtorët e fermave janë më të rrezikuarit, ndërsa fëmijët dhe gratë shtatzëna janë më të ndjeshmit për shkak të trupit të vogël dhe zhvillimit të trurit.

“Ekspozimi ndaj pesticideve gjatë shtatzënisë mund të çojë në rritje të rrezikut për defekte në lindje, peshë të ulët dhe vdekje fetale,” sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë./L.F-dritare.net