
Tronditet Moska/ Ministri i Transportit gjendet i vdekur pas shkarkimit nga Putin
Dritare.net
Ministri rus i Transportit, Roman Starovoit, u gjet i vdekur pranë Moskës vetëm disa orë pasi u shkarkua nga Presidenti Vladimir Putin.
Lajmi është konfirmuar nga mediat vendase, të cilat raportojnë se Starovoit është vetëvrarë. Autoritetet lokale po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa nuk janë dhënë ende detaje të mëtejshme lidhur me motivet apo mënyrën e vdekjes.
Roman Starovoit, i cili mbante postin e Ministrit të Transportit, u largua nga detyra në mënyrë të papritur nga Kremlini, duke ngritur spekulime mbi situatën e brendshme politike dhe presionet që mund të ketë përballuar. Disa media sugjerojnë se shkarkimi mund të ketë qenë pasojë e rezultateve të dobëta në menaxhimin e sektorit të transportit ose për arsye të tjera politike.
Vdekja e tij ka tronditur opinionin publik në Rusi dhe ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë përdorues shprehin trishtim dhe shqetësim për situatën politike në vend.
Autoritetet vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht ngjarjen dhe për të përcaktuar nëse vërtetë kemi të bëjmë me një rast vetëvrasjeje apo diçka më komplekse./K.C/dritare.net

















