Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Noizy arrestohet sapo mbërrin në Zvicër

Noizy arrestohet sapo mbërrin në  Zvicër

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është arrestuar të shtunën në Aeroportin e Cyrihut, në momentin e hyrjes në Zvicër. Sipas raportimeve nga mediat shqiptare dhe konfirmimeve nga Policia Kantonale e Cyrihut, arrestimi u krye me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda.

38-vjeçari kishte mbërritur në Zvicër për të promovuar albumin e tij të ri, në një event të planifikuar në klubin “Rinora 4” në Rümlang. Por pas ndalimit të tij, klubi ka hequr të gjitha njoftimet për koncertin nga rrjetet sociale dhe faqja zyrtare.

Autoritetet zvicerane nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi arsyet e arrestimit, por rasti ka ngjallur interes të madh në mediat e huaja dhe ato shqiptare, për shkak të figurës së njohur të reperit dhe historikut të tij të mëparshëm me drejtësinë.

Kujtojmë se Noizy u arrestua edhe në gushtin e kaluar në Shqipëri, pasi ishte shpallur në kërkim për përfshirje në një sherr të dhunshëm në një klub nate. Pas disa ditësh, ai u lirua me kusht dhe në nëntor u dënua me një gjobë prej 15 mijë eurosh për këtë rast.

Mbetet për t’u parë nëse arrestimi aktual në Zvicër lidhet me ndonjë çështje të re penale apo është vazhdim i hetimeve të mëparshme ndërkombëtare. Fansat dhe ndjekësit e reperit pritet të marrin më shumë informacion në orët apo ditët në vijim./L.F-dritare.net