
Egli Tako ka surprizuar ndjekësit me një transformim tërësisht ndryshe nga imazhi i saj i zakonshëm.
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania është shfaqur me një stil krejtësisht të ri, duke lënë pas pamjen elegante dhe klasike për një imazh më të guximshëm dhe modern.
Në foton më të fundit, Egli është parë me flokë të gjatë, kaçurrela dhe të ngjyrosura në një nuancë të fortë të kuqe, të stiluar me gërsheta dhe aksesorë.
Ky ndryshim drastik i pamjes ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjet, me shumë ndjekës që mezi e kanë njohur në pamje të parë./K.C/dritare.net

















